Jupi: Kosova ka entuziazëm në skuadër e publik, Shqipëria e ka humbur

Ish-trajneri i kombëtares U21 të Shqipërisë,  Redi Jupi, ka folur mbi ecurinë e mirë të përfaqësueses së Kosovës gjatë kualifikueseve në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, ku punon prej shumë në rolin e analistit.

“Bëjnë një futboll shumë atraktiv, por unë do doja të flisja për mënyrën se si Kosova ka ardhur në këtë situatë ku mund t’i afrohet kualifikimit. Kanë përpara skuadra të forta, Çekia është një skuadër që do të kërkojë më shumë forcë se Bullgaria dhe Mali i Zi”.

“Diçka shumë e rëndësishme është entuziazmi që  kjo skuadër ka, kombëtarja shqiptare e ka humbur këtë gjë. Kosova ka një repart sulmues shumë të fortë, por kanë disa probleme mbrapa dhe në mesfushë. Megjithatë entuziazmi i skuadrës dhe i publikut e shtyn skuadrën të luajë aty ku ka pikën më të fortë”.

“Në ndeshjen me Bullgarinë kishin të dëmtuar 3 mesfushorët titullarë që kanë luajtur në të gjithë ndeshjet e tjera, Kryeziu, Berisha dhe Shala. Të gjithë lojtarët e tyre kanë bërë hapa cilësorë në karrierën e tyre në klube. Muriqi për shembull nga një lojtar në normal në një klub të vogël turk është kthyer në një lojtar që po kërkohet nga klube të mëdha. Në kualifikueset e kaluara Rrahmani nuk ishte titullar te Dinamo e Zagrebit, ndërsa Rashica nuk u përshtat mirë në fillimet e tij në Gjermani”

“Unë nuk mendoj se ka diferenca të mëdha në cilësi lojtarësh, por ne na mungon entuziazmi çfarë është kryesorja. Dakord, Rashicën s’mund ta krahasojmë më asnjë, por për të tjerët mundemi si për shembull Zenelin me Roshin”.

“Ne kemi probleme të tjera. Tani kemi arritur në një pikë ku i dimë të gjithë lojtarët e formacionit bazë, madje edhe zëvendësimet. Te Shqipëria nuk grumbullojmë lojtarë që duhet të jenë pjesë e kombëtares si Rei Manaj, Endri Çekiçi, Keidi Bare dhe Liridon Latifi”.

KEQKUPTIMET NË KOSOVË – “Po është e vërtetë, por këto janë punë e disa qarqeve të caktuara atje që unë s’kam dëshirë të merrem. Çdo gjë që them unë janë mendimet e mia subjektive”.

One thought on “Jupi: Kosova ka entuziazëm në skuadër e publik, Shqipëria e ka humbur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *