Junajtid nuk e harron traditën, akademia i veçon nga çdo klub elitar

Mançester Junajtid nuk po përjeton më vitet e lavdisë së dikurshme, kur drejtohej nga legjenda skoceze Sir Aleks Ferguson. Por, pavarësisht mungesës së skocezit dhe “thatësirës së trofeve, “djajtë e kuq” nuk e kanë harruar një ndër traditat e tyre më të rëndësishme, besimin e pakushtëzuar te produktet e akademisë.

Në ndeshjen e ditës së sotme, trajneri Ole Gunar Solskjaer i dha shansin për debutim të riut të akademisë Tahit Çong. Sulmuesi 19-vjeçar u bë kështu lojtari i 229-të i akademisë që debuton me ekipin e parë. Që pas luftës së dytë botërore, 49% e lojtarëve të “djajve të kuq”, kanë qenë produkte të akademisë, një përqindje kaq të lartë zor se mund ta gjejmë në një klub tjetër elitar.

Prej vitesh Mançester Junajtid është klubi që arkëton më shumë para në vit, por kjo nuk gjë nuk  po bëhet pengesë për të rinjtë e akademisë, që e dinë mjaft mirë se me punë e durim, mund t’u vijë një shans i artë siç ndodhi në vitin 1992, kur Ferguson u besoi gjashtë të rinjve si Dejvid Bekam, Pol Skolls, Rajan Gigs, Niki But dhe vëllezërit Geri e Fil Nevill, lojtarë këta që më pas u shndërruan në legjenda të “djajve të kuq”.

Lojtarët e njohur si “Klasa e 92-shit”, posht tyre numri i paraqitjeve me Mançester Junajtid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *