Paga nuk ka, Tomorit i vjen premtimi i radhës

Në Berat klubi është duke projektuar me shpejtësi likuidimin e futbollistëve gjatë muajit janar me dy rrogat e prapambetura, të cilat për arsye që janë bërë të njohura tashmë, nuk i janë dhënë skuadrës nga viti që sapo kemi lënë pas.

Në të vërtetë bëhet fjalë për pagat e nëntorit dhe dhjetorit, për të cilat zyrtarët më të lartë beratas asnjëherë nuk kanë pranuar publikisht se kishin krijuar një ngërç tek futbollistët.

Gjithsesi, ka kohë që të gjithë e kanë mësuar se klubi ka shumë probleme në administrimin e tij, ashtu si ka probleme edhe në marrëdhëniet me futbollistët, ndërsa premtime ka pasur shumë deri tani.

Tani që drejtimin e skuadrës e ka marrë Santiliano Duke, ka ardhur premtimi i ri se brenda këtij muaji do të likuidohen edhe dy pagat e prapambetura, që janë vonuar për shkak të bllokimit të llogarisë së klubit, sipas arsyes të dhënë nga zyrtarë të Tomorit.

“Më mirë vonë, se kurrë”, thotë një shprehje, që ndoshta në Berat nuk do të gjejë zbatim, sepse për rezultatet e dobëta klubi e ka bërë rrugë që t’u vendosë gjoba lojtarëve, edhe pse ndoshta në Berat nuk e kuptojnë që gjobat nuk kanë asnjë efekt pozitiv dhe lojtarët presin me padurim të largohen nga një klub i sëmurë.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online