Junajtid nuk e do askush, refuzimi i fundit dhemb

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mançester Junajtid interesohet prej kohësh për Xhejdon Sançon, talentin e Dortmundit dhe kombëtares angleze. 19-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit (aktivizohet edhe në krahun e majtë) mbylli një sezon fantastik me verdhezinjtë.

12 gola shënoi Sanço sezonin e fundit dhe dhuroi asiste pafund për shokët e tij. Paraqitjet pozitive i siguruan ftesën e kombëtares së Anglisë, aty ku debutoi tetorin e kaluar dhe numëron gjashtë ndeshje të zhvilluara deri tani.

Dortmund nuk dëshiron ta shesë “yllin” e saj dhe të njëjtin mendim ka edhe lojtari i ri. Bild raporton se Sanço ka refuzuar ofertën e Junajtid. Lojtari ofensiv dëshiron të vazhdojë aventurën në kampionatin gjerman dhe nuk dëshiron të largohet pa fituar trofe me Dortmundin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *