Mançester Junajtid-Barcelona është një nga çiftet më interesante të çerekfinaleve të Champions Ligës. Spanjollët mbeten favoritë për të avancuar më tej, por “Djajtë e Kuq” të Solskjaerit nuk duhen nënvlerësuar kurrë. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Old Trafford” me datë 10 prill, ndërsa ajo e kthimit në Spanjë pas gjashtë ditësh.
Klubi katalanas ka vendosur të rrisë çmimin për tifozët anglezë që do të ndjekin ekipin e tyre në “Camp Nou”. Çmimi i zakonshëm është 75 sterlina, ndërsa drejtuesit e Barçës kanë marrë vendimin për ta rritur në 102 sterlina (120 euro).
Kjo është bileta më e shtrenjtë që do të paguhet në një kompeticion europian, pa llogaritur finalen e madhe. Mançester Junajtid ka vendosur të “kopjojë” homologët spanjollë. Tifozët që do të ndjekin Barçën në ishull duhet të paguajnë 102 sterlina për një biletë.
Klubi anglez ka vendosur të rrisë çmimin dhe diferenca e rritjes do ju dhurohet tifozëve të tyre, të cilët do të udhëtojnë drejt vendit iberik në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës. Një gjest i bukur i klubit anglez, që vendos t’i lehtësojë sadopak tifozët e tyre.
Confirmation that United will charge Barca fans £102 – the insane price Barca are charging us – to subsidise our fans. pic.twitter.com/eBYSZsPjdG
— Oli Winton (@OliWinton) March 20, 2019