Mousa Dembele ka konfirmuar se do të qëndrojë te Lioni këtë verë. Ish-sulmuesi i Selltikut ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim te Mançester Junajtid, ndërsa Arsenali dhe Liverpuli besohet se kanë qenë të interesuara.
Dembele u bashkua me Lionin vetëm verën e shkuar, për 19.7 milionë paundë. 22-vjeçari është aktualisht i grumbulluar me France U21 në Kampionatin Europian dhe shënoi në fitoren 1-0 kundër Kroacisë të premten në mbrëmje.
Dhe pas ndeshjes, Dembele u pyet për të ardhmen e tij, duke parë interesimin e madh nga Premier League: “Kam ende 4 vjet në kontratën time, kështu që do të jem në Lion sezonin e ardhshëm”, tha Dembele.