Mançester Junajtid po shijon formën fantastike që po kalon me në krye Ole Gunar Soskjaer dhe në merkato e janarit ka qenë krejtësisht në hije. Gjithsesi, “djajtë e kuq”, duket se më së shumti po mendojnë për ruajtjen e kontingjentin që kanë dhe kanë zyrtarizuar rinovimin me Skot Mek Tominej.
?? We are delighted to announce Scott McTominay has extended his contract with #MUFC until June 2023, with the option to sign for a further year.
Congratulations, @McTominay10! ?
— Manchester United (@ManUtd) January 21, 2019
Mesfushori i talentuar skocez është rritur në moshat e Junajtid, ndërsa këtë sezon ka luajtur në shtatë sfida, ku tre prej tyre si titullar. Ditën e sotme klubi ka njoftuar rinovimin e kontratës së tij, që e mban në “Old Traford” deri në verën e vitit 2023.
Për rinovimin me 22-vjeçarin foli dhe trajneri Solskjaer, i cili duket se e vlerëson talentin e skocezit. “Skot ka bërrë një progres fantastik në vitet e fundit. Ai po vijon të përmirësoshet dhe kërkon gjithë kohës që të mësojë. Ka një të ardhme të ndritur përpara”, përfundoi trajneri norvegjez.
Ole on Scott's development at #MUFC ? pic.twitter.com/iQUxIc5V4c
— Manchester United (@ManUtd) January 21, 2019