Shoqata BASHF dhe Komiteti i Arbitrimit janë mbledhur sonte në një mbrëmje festive, ku ishin të pranishëm arbitrat e gjithë kolegjiumeve në vend. Në këtë event të mbajtur u dhanë disa çmime, teksa “ylli” i mbrëmjes ishte Enea Jorgji.
Arbitri nga Elbasani, që mban stemën e FIFA-s, u përzgjodh më i miri. Ndërkohë nga femrat më e mira u shpall Emanuela Rusta. Çmim pati edhe për asistentët, me Rejdi Avdon që u nderua nga Shoqata BASHF dhe Komiteti i Arbitrimit.
Nuk mbeten pa u vlerësuar edhe elementët e rinj. Kështu, arbitri i perspektivës shkoi për Olsi Yzeiraj, kurse si asistent i perspektivës u përzgjodh Uran Kora. I pranishëm si përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku.