Jo vetëm Xheko dhe Lukaku, Interi synon goditjen e madhe

Shumë emra po qarkullojnë si zëvendësues të Mauro Ikardit. Argjentinasi mund të largohet pas gjashtë sezoneve në Milano. Sulmuesi ka thyer raportet me klubin, trajnerin dhe tifozët dhe në verë mund të nisë aventurën e re në karrierë.

Drejtuesit e klubit zikaltër po punojnë për të gjetur një emër të madh për repartin e sulmit. Edin Xheko i Romës dhe Romeo Lukaku i Mançester Junajtid janë ndër favoritët, por së fundmi ka dalë në skenë dhe një emër tjetër.

Sipas lajmeve që vijnë nga Polonia, në krye të listës së Marotës gjendet emri i Robert Levandovskit. Siç raporton “Onet.pl”, Interi e pëlqen shumë 30-vjeçarin e Bajernit të Mynihut dhe është gati të nisë negociatat me të.

Polakut i përfundon kontrata me bavarezët në vitin 2021 dhe ai dëshiron të provojë një aventurë të re pas 9 viteve në Bundesligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *