Mavraj “tërbohet” ndaj Këlnit, Lilajt i ikën fitorja nga duart

Mërgim Mavraj ka dalë kokulur në ndeshjen kundër ish-ekipit të tij. Ingolshtadi u mund nga Këlni në shtëpi me rezultatin 1-2, por pati polemika. Sfida u zhbllokua në fund të pjesës së parë, kur Modeste me penallti e dërgoi topin drejt e në rrjetë.

Protesta të shumta të lojtarëve të Ingolshtadit, me Mavrajn që proteston dhe kapet me një nga kundërshtarët. Arbitri i ndeshjes nuk e kursen kapitenin e kombëtares sonë dhe i tregon kartonin e verë. Me nisjen e pjesës së dytë Këlni shënoi edhe golin e dytë, madje mjaft i bukur nga Dreksler pas një goditjeje këndi. Paulsen në shtesë realizoi një gol sa për statistika.

Ndërsa Mavraj u mposht, Sabien Lilaj në Azerbajxhan iu gëzua një pike me skuadrën e Gabala. Në transfertë kundër Zira korçari e pa veten në avantazh, por tre minuta nga fundi vendasit barazuan dhe i hoqën dy pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online