Juventusit do i duhet të bëjë edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League pa kapitenin e saj. Xhorxho Kielini është larguar ditën e sotme nga qendra stërvitore për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të tjera mjekësore.
Në daljen për shtyp, trajneri Alegri konfirmoi mungesën e 34-vjeçarit. Mbrojtësi nuk arriti të ishte i gatshëm as në ndeshjen e parë. Kështu “timonierit” të Juventusit do i duhet të bëjë pa një nga shtyllat e ekipit. Kielini pritet të zëvëndësohet nga Rugani, që do të bashkojë dyshen e mbrojtjes me Bonuçin.
Krahas kapitenit, trajneri Masimiliano Alegri, konfirmoi mungesën e sulmuesit kroat Mario Mandzhukiç, i cili ka shqetësime në gju, ndërsa një mungesë pa peshë do të jetë ajo mbrojtësit uruguaian Kaseres. Ndërkohë, Duglas Kosta ia ka dalë të rikuperohet në kohë.
Në mungesë të Mandzhukiç, ka shumë gjasa që Alegri t’i besoj që nga minuta e parë të riut Moise Ken.