Paratë nuk janë problem për Atletiko Madrid. Drejtuesit e klubit spanjoll janë hedhur fuqishëm në merkato për zëvendësimin e shumë lojtarëve të larguar. Synimi është ndërtimi i një ekip akoma më të fortë.
Zhoao Feliks është goditja e madhe që do të zëvendësojë Antuan Grizman, ndërsa pëlqehen lojtarë të Napolit. Elseid Hysaj nuk është preferenca e vetme, pasi Diego Simeone po tenton edhe Lorenco Insinjen.
Mino Rajola, agjenti i kapitenit italian, po punon për realizimin e këtij transferimi, i cili pritet të kushtojë rreth 65-70 milionë euro. Kaq kërkon De Laurentis për ta lënë të lirë Insinjen, të cilit i pëlqen ideja për t’u bërë pjesë e ekipit “colchoneros”.