Java e matematikës në mbijetesë, pesë skuadra në “ring” për vendin e tretë

Kategoria e Parë ka pritur javën e fundit për të zbardhur të gjitha verdiktet e saj, kryesisht në zonën Play-out. Në Play-off gjithçka ka marrë formë që në mesin fazës së tretë dhe në vazhdimësi u luajt thjesht për publik, por edhe për “zëra të rinj” në fushë. Duke ju referuar formulës, që ka sezone që aplikohet në Kategorinë e Parë, ka vend për pro dhe kundër.

Në Grupin A, ndeshjet Play-off u “vranë” nga Vllaznia. Bylisi në Grupin B u tregua racional e këmbëngulës dhe pasi e mundi Besën brenda në Kavajë nënshkroi ngjitjen në Superiore. Skuadrat e tjera çelën një minikampionat për vendet e dyta në grupe, ndërkohë që të tjerat treguan sikur ishin në kampionatin e 19-vjeçarëve.

Ndryshe ndodh me mbijetesën në të dy grupet, pasi deri në 90 minutat e fundit ka enigma. Nëse këto situata ishin më prezente në Grupin B, ato u mbyllën në javën e parafundit, javë në të cilën u “koklavit” Play-off-i në Grupin A e në tërësi janë pesë skuadra në “ring”.

Shënkolli, Veleçiku dhe Iliria duan të shmangin ndeshjen Play-off me skuadrën e vendit të dytë në Grupin B të Kategorisë së Dytë, e po kështu Turbina me Elbasanin në Grupin B. Në këto situata, të shtunën Kategoria e Parë do mbyllet me javën e matematikës në mbijetesë!

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË-JAVA 26

Grupi A | Play-out
E shtunë, 18 maj 2019
Ora 16:00 | Shënkolli-Veleçiku
Ora 16:00 | Iliria-Vora
Burreli pushim
RENDITJA
Skuadrat        Nd       P
1.Burreli          26        25
2.Veleçiku       25        23
3.Iliria              25        21
4.Shënkolli      25       20
5.Vora             25        12

Grupi B | Play-out
E shtunë, 18 maj 2019
Ora 16:00 | Tomori-Pogradeci
Ora 16:00 | Elbasani-Turbina
Apolonia pushim
RENDITJA
Skuadrat        Nd       P
1.Apolonia      26         28
2.Pogradeci     25        22
3.Turbina         25        19
4.Elbasani        25        16
5.Tomori          25        11

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online