Java e fundit e Serie A është padyshim e një rëndësie të veçantë, pasi kanë mbetur shumë enigma për t’u zbuluar, me katër ekipe që luftojnë për dy vende në Champions dhe pesë ekipe që rrezikojnë mbijetesën, ku në fund një do të bashkohet me Frozinonen dhe Kievon e rënë në Serie B.
Kalendari për këtë javë ishte lënë fillimisht që të gjithë takimet do të luheshin të dielën në orën 15:00, por me një lajmërim të dhënë së fundmi, federata italiane ka sqaruar se kalendari ka pasur një ndryshim.
Të shtunën do të luhet Frozinone-Kievo, një ndeshje që luhet vetëm për statistika. E diela do të nisë në orën 15:00 me Torino-Lacio dhe do të vijojë në orën 18:00 me Sampdoria-Juventus. Më pas, të gjithë takimet e tjera do të luhen në orën 20:30 në mbrëmje.
Java 38
E shtunë, 18:00 Frozinone – Kievo
E dielë, 15:00 Torino – Lacio
E dielë, 18:00 Sampdoria – Juventus
E dielë, 20:30
Atalanta – Sasuolo
Bolonja-Napoli
Kaliari-Udineze
Fiorentina-Xhenoa
Inter-Empoli
Roma-Parma
Spal-Milan