Jashanica: Përsëritim Kairatin, tani më të freskët

Bajram Jashanica beson shumë te përmbysja ndaj Mladës, rival që fitoi 2-1 javën e shkuar, por që u duk në vështirësi të mëdha kur Skënderbeu e sulmoi, në pjesën e dytë. Në një prononcim në Supersport, mbrojtësi tregon pse beson te fitorja.

“Nuk duhet të harrojmë që me një gol e kemi kualifikimin në dorë. Por, nuk duhet të harrojmë që edhe kundërshtari ka potencialin e vet. Ne duhet të luftojmë siç bëm në dy ndeshjet me Kairatin. Duhet të japim gjithçka që kemi në fushë. Kemi një grup shumë të mirë dhe besoj që do t’ia dalim. Duhet të bëjmë punën më të mirë dhe të zbatojmë detyrat që na kërkon trajneri për të arritur suksesin dhe të shkojmë më lart.”

Jashanica tregon arsyen e humbjes në Çeki: “Ka qenë pak edhe lodhja e kësaj periudhe tre javore. Edhe kundërshtari kishte ritëm më të lart se ne, por tashmë do të hyjmë më të fortë. Q një pjesë e dobët loje, që duhet ta harrojmë shpejt. Në pjesën e dytë ndryshuam, shënuam edhe gol, por fatkeqësisht pësuam golin e dytë shumë shpejt. E kemi analizuar shumë mirë atë që bëmë pjesën e parë dhe të përmirësojmë të gjitha gabimet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online