“Jam krenar me performancën e çunave”, Orges Shehi largohet i kënaqur nga Europa: I bëmë të vogla diferencat mes dy klubeve

Orges Shehi ka folur për mikrofonin e “Supersport“-it pas përfundimit të ndeshjes së dytë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Bardheblutë janë eliminuar nga Beshiktashi me rezultat të përgjithshëm 5-1. Trajneri i kryeqytetasve është larguar i kënaqur nga Europa. Orges Shehi është shprehur se ndihet krenar me lojën e zhvilluar nga futbollistët e tij, pasi i kanë kryer detyrat që u ishin caktuar përpara këtij takimi.

“Nuk është ngërç nga aspekti psikologjik. Në këtë ndeshje të mirë jam krenar për performancën e çunave. Diferencat e mëdha në mes dy klubeve kërkuam t’i bënim më të vogla. Kemi humbur pozicionet, kemi humbur kundërshtarin. Në një top të dytë, që është shumë i rrezikshëm, jemi penalizuar. Na vjen keq, sidomos për Selmanin, sepse nga informacionet që mora ka frakturë në këmbë. Na vjen keq, sepse do të mungojë për një farë kohe. Krahasimi me edicionin e shkuar në Europë? Është më ndryshe, sepse kemi orgnikë më të plotë tani. Lojtarët janë të gjithë në poste të dubluar. ”, ka thënë Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online