“Jam gati gjithmonë për Tiranën”, mesazh për Refik Halilin

“Së shpejti do njiheni me donatorin e ri”, kjo fjali sigurisht që ka bërë që në kampin bardheblu të mendojnë për ata biznesmenë që mund të bashkëpunojnë me Refik Halilin. Kur përmendet Tirana është e vështirë ta ndash këtë emër nga ai Lutfi Nurit.

Luti, siç edhe e thërrasin miqtë, është gati në çdo momentin për Tiranën dhe këtë e ka shprehur edhe në një prononcim të dhënë së fundmi për Report Tv.  “Unë e dua me gjithë shpirt Tiranën sepse aty jam rritur. Kjo nuk është në dorën time, por nëse më ofrojnë mundësinë jam i gatshëm që nesër të kontribuoj. Këto janë punë që mbi të gjitha bëhen me dokumente dhe jo me fjalë”, shprehet Nuri.

Më tej ai shton: “Unë nuk kursehem për Tiranën, pasi është pjesë e familjes në situata të mira apo të këqija. Kam qenë aty kur klubi fitonte tituj, tani dua të jem në këtë situatë të vështirë, sepse kur je mirë të gjithë të duan”.

“Unë s’kam kërkuar dhe s’do të kërkoj asnjëherë asgjë që kam dhënë për Tiranën, as nuk do t;i numëroj kurrë ato para. Nëse Halili del nga kjo situata, unë do vijoj të jem një tifoz i Tiranës ashtu siç kam qenë gjithmonë”, përfundoi zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili në të shkuarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *