Jakovljeviç: Në Vlorë më duan, nuk e përjashtoj qëndrimin

Elton Nika

Nga grupi që mbylli sezonin e fundit do të qëndrojnë disa nga lojtarët e huaj dhe njëri prej tyre me siguri do të jetë mbrojtësi Ivan Jakovljeviç, titullar i padiskutueshëm. Futbollisti serb ka bërë një paraqitje shumë të mirë gjatë gjysmës së dytë të sezonit, duke bindur për të qenë përsëri pjesë e skuadrës vlonjate. Ai erdhi në Vlorë në muajin janar dhe spikati me formën e tij të mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, por edhe në qendër të këtij reparti. Lojtari në fjalë, i cili disponon edhe pasaportën kosovare dhe nuk llogaritet si i huaj, mungoi në ndeshjen e fundit, për shkak kartonësh. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga klubi kuqezi, por gjasat janë shumë të mëdha që me mbrojtësin serb të vazhdojë bashkëpunimi edhe në sezonin e ardhshëm.

BASHKËPUNIMI – Pak para largimit nga Vlora, Jakovljeviç u shpreh i kënaqur për aktivizimin te Flamurtari, pavarësisht disa problemeve gjatë rrugës. Ai nuk e përjashton faktin që mund të jetë sërish kuqezi. “Do ta konsideroja një eksperiencë shumë të mirë, që më vlejti në aspektin personal, pavarësisht se jo çdo gjë ka shkuar vaj. Deri në fund kemi luftuar për qëndrimin në elitë dhe ia kemi arritur, por duhej ta kishim bërë më parë këtë gjë. Kemi pasur probleme me pagat, që mendoj se do të zgjidhet, pasi është vetëm çështje procedurash, siç na kanë thënë. Nuk jam i shqetësuar për këtë fakt. Në skuadër kishin lojtarë cilësorë, madje shumë më mirë se skuadra të tjera të renditura me lart se ne. Një tjetër kampionat si ky që përfundoi nuk do ta doja, sepse kishte shumë lodhje, mbi të gjitha nga ana psikologjike. E di faktin se te Flamurtari më dëshirojnë dhe ka një opsion në kontratë për vazhdim bashkëpunimi. Nuk përjashtoj asgjë dhe dëshira ime është të vazhdoj, por të shohim. Jam ndjerë mjaft mirë në Vlorë, ku kam pasur edhe vlerësimin e tifozërisë dhe kjo më bën të qëndroj sërish. Kampionati shqiptar? Ka pasur rivalitet dhe pavarësisht pikëve në renditje, mendoj se diferencat në fushë mes skuadrave ishin shumë të vogla. Një serb te Flamurtari? Nuk jam i pari që luaj këtu apo në kampionatin shqiptar. Pastaj, më ndihmon edhe fakti që kam pasaporte kosovare, ndaj nuk llogaritem si lojtar i huaj. Kjo është e veçantë apo jo? Të shohim si do të shkojnë gjërat”, – është shprehur për “Sport Ekspres” mbrojtësi Ivan Jakovljeviç, një nga blerjet më të goditura të merkatos së dimrit. Serbi është dalluar për lojën e tij të fortë dhe ka provuar të ndëshkohet edhe me karton të kuq e disa të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online