Jakovljeviç: Me Luftëtarin vuajtëm presionin e fitores

Mbrojtësi i Flamurtarit: Dua të falënderoj tifozët, që na duartrokitën. Reagojmë me Vllazninë, pasi luajmë në një fushë të shkëlqyer

Elton Nika

Një nga lojtarët më stabël të Flamurtarit, jo vetëm në këtë kampionat, por që kur ka ardhur në Vlorë, është mbrojtësi Ivan Jakovljeviç, serbi me pasaportë kosovare, i cili luan si mbrojtës i krahut dhe në qendër. Titullari i Flamurtarit, duke iu referuar ndeshjeve të para të kampionatit, shprehet se skuadra duhet të krijojë më shumë stabilitet në lojë dhe rezultatet: “Deri tani skuadra ka bërë mirë në kampionat, por fakti që kemi lënë dy pikë në fushën tonë me Luftëtarin dhemb ende. Ishte një ndeshje, ku mendohej fitorja, por duhet pranuar verdikti i fushës. Kemi 7 pikë në 4 javë dhe sot mund të kishim diçka më shumë, ndaj them se na “djeg” ai barazim në fushën tonë. Të gjithë dëshironim fitoren, por e gjithë skuadra ishte në një ditë jo të mirë. Duhet që të shohim përpara dhe të marrim më shumë përgjegjësi për takimet në vijim. E donim fitoren me Luftëtarin për faktin se luanim ndeshjen e parë në fushën tonë. Ndoshta diçka e tillë ndikoi në anën psikologjike të lojtarëve dhe gjithë skuadrës, që nuk arriti të shprehej di duhet në fushë. Jemi ndjerë pak nën presion, por dua ta falënderoj tifozët, të cilët pavarësisht barazimit, na kanë duartrokitur dhe na kanë dhënë më shumë moral Kjo është diçka pozitive, kur në fund të ndeshjes merr vlerësim nga tifozët, pavarësisht rezultatit dhe faktit që nuk kishim zhvilluar një ndeshje të mirë. Në mesjavë, me sa kam informacion, luajmë ndeshjen e radhës në Shkodër ndaj Vllaznisë. Vjet na kanë marrë një fitore në sekondat e fundit, e mbaj mend mirë. Luajmë në një fushë shumë të mirë dhe ku nuk ka shumë presion për lojën, por kundërshtari është mjaft cilësor. Gjithsesi, i qëndroj mendimit se kemi një skuadër shumë të mirë, me lojtarë nga më cilësorët dhe profesionistë. Kemi disa ditë për ta përgatitur ndeshjen dhe besoj për rezultat pozitiv në këtë transfertë”, – tha dje mes të tjerash për “Sport Ekspres” mbrojtësi i Flamurtarit, Ivan Jakovljeviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online