Dëmtimi në gju, Plaku mbyll fazën e parë?

Kapiteni i Kamzës ka pësuar zgjatje të ligamentit dhe do të mungojë 4-6 javë. Pesë ndeshjet e radhës e sigurt që nuk luan

Vladimir Prenga

Kamza luan të enjten në transfertë me skuadrën e Luftëtarit dhe ekipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu do të kërkojë të dalë me pikë nga ky takim. Deri më tani kamzalinjtë kanë marrë tre pikë falë barazimeve të arritura në shtëpi me Skënderbeun dhe Teutën, si dhe me Lushnjen në Fier. Drejtuesit e klubit kërkojnë nga ekipi që të grumbullojë sa më shpejt pikët e sigurisë për qëndrimin në Superiore dhe më pas do të shohin për më lart. Ky kampionat po rezulton i vështirë dhe do të jetë rivalizues deri në fund, ndaj edhe çdo ndeshje kërkon impenjim  maksimal. Vlerësimi për Luftëtarin është maksimal dhe trajneri Ndreu gjatë këtyre ditëve po jep direktivat e tij për këtë takim, në të cilin ka edhe mungesa mjaft të rëndësishme.

PLAKU – Në ndeshjen me Teutën u dëmtua kapiteni Sebino Plaku, i cili mori një ndërhyrje nga Abe Oluasina dhe tashmë do i duhet të pushojë për disa kohë. Të hënën ai kreu rezonancën magnetike dhe tashmë ka marrë edhe përgjigjen e mjekëve. Fatmirësisht Plaku nuk ka pësuar këputje të ligamentit, që do e linte atë jashtë fushave të blerta për rreth gjashtë. 32-vjeçari ka vetëm një zgjatje të ligamentit, që e lë atë jashtë 4-6 javë. Kjo do të thotë që faza e parë e kampionatit me shumë mundësi të jetë mbyllur për të. E sigurt është mungesa njëmujore, gjë që bën që Plaku të mos jetë në ndeshjen me Luftëtarin, Vllazninë, Flamurtarin dhe Laçin për kampionat, si dhe në ndeshjen e parë të Kupës me Teutën. Pas ndeshjes me kurbinasit mbetet për t’u parë gjendja sulmuesit, që rrezikon edhe sfidën e kthimit me durrsakët në Kupë, si dhe përballjen e fundit ta fazës së parë me Partizanin. Si e sigurt shihet prania e tij në ndeshjen hapëse të fazës së dytë me Kukësin. Gjatë kësaj periudhe Plaku do të zhvillojë terapi intensive për rikuperimin e tij dhe më pas do të nisë vrapimet dhe gradualisht do të bashkohet me skuadrën deri kur të jetë 100% gati për të luajtur.

 

Ndeshjet e Kamzës në 6 javët në vijim

Luftëtari – Kamza    (12 tetor)

Kamza – Vllaznia      (16 tetor)

Kamza – Teuta         (18 tetor)

Flamurtari – Kamza    (22 tetor)

Laçi – Kamza         (28 tetor)

Teuta – Kamza        (1 nëntor)

Kamza – Partizani    (5 nëntor)

Kamza – Kukësi       (15 nëntor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online