Isko ironizon me Solarin, spanjolli shfryn në rrjetet sociale

Isko Alarkon ka mbështetur deklaratën e ish-lojtarit të Realit, Ruben de la Red, i cili deklaroi disa ditë më parë se Isko duhet të dijë se Reali i Madridit nuk pret për asnjë. Mesfushori spanjoll, i cili ka vendlindjen në Malaga, ka komentuar në rrjetin e tij social “Twitter” rreth situatës momentale në “Bernabeu”.

26-vjeçari spanjoll ka çuar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për numrin një të pankinës së “Los Blancos”, Santiago Solarin. “Unë bie dakord plotësisht me De la Red, por kur nuk të jepen të njëjtat mundësi si shokët e tu të skuadrës, gjërat ndryshojnë. Unë prapë punoj dhe luftoj fort, duke pritur për mundësinë time”. Ky ka qenë mesazhi i mesfushorit të “La Roja”.

Ai ka humbur rëndësinë e tij në ekipin kampion të Europës dhe duket se Solari nuk e ka në planet e tij. Kështu, Isko duket mjaft i zhgënjyer dhe nuk ka lënë pa ironizuar në rrjetet sociale, duke thënë se do të punojë fort si gjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online