“Ishim dëshmitarë për Sadikun, por futbolli të jep hakun”! Ka fituar respektin te Bolivari, flet shoku i skuadrës

Armando Sadiku ka fituar respektin e të gjithë futbollistëve të Bolivarit. Lojtarët e kësaj skuadre janë gëzuar po aq sa edhe vetë sulmuesi shqiptar për dy golat e realizuara ndaj Sant Jose. Më herët ky futbollist nuk kishte shënuar asnjë gol në Bolivi dhe në Turqi, e cila ishte eksperienca e fundit.

Ngarkesa psikologjike u bë aq e madhe sa Sadiku nuk mund të shënonte as nga pika e bardhë. Ndërkohë mbrojtësi i krahut të Bolivarit, Diego Bejarano, u shpreh i lumtur për dopietën e lojtarit të Shqipërisë: “Qëlimmi për të fituar u arrit, por unë jam i lumtur edhe për Armando Sadikun. Arriti të shënonte dhe ne të gjithë ishim dëshmittarë se ai po kalonte kohë të vështira. Por në fund futbolli të jep hakun dhe ky ishte rasti i Sadikut”, tha Bejarano. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online