“Ishte i padukshëm dhe i pallogaritshëm”! Media holandeze e zhgënjyer nga Armando Broja, flet edhe trajneri: Situatë alarmante

Armando Broja ka zhvilluar sezon fantastik te Viteshe duke vendosur rekorde që kanë tërhequr vëmendjen e mediave europiane. Për këtë arsye Chelsea do t’i besonte për t’i zgjatur kontratën që do ta mbajë te blutë e Londrës dhe për disa vite të tjera.

Por në këto përballje të fundit statistikat e Brojës nuk janë aspak të mira. Që pas ndeshjeve të Kombëtares, sulmuesi ka realizuar vetëm në ndeshjen kundër Zëollen. Në takimin e fundit Viteshe do të humbiste në shifrat 3-0 kundër Spartës dhe bëhet fjalë për momentet vendimtare të kampionatit.

Sipas medias “Gelderlander”, performance e sulmuesit shqiptar në takimin e fundit ishte për t’u harruar. “Broja ishte i pallogaritshëm. Disa prodhime rastësore ose më saktë, krejtësisht të padukshme. Sulmi është problem në Arnhem”.

Mbi këtë situatë të vështirë që po kalon Viteshe ka folur edhe trajneri Letch. “Kjo ka qenë temë gjatë gjithë sezoni. Shikoni diferencën tonë në gola (48-32). Por ne nuk krijuam asnjë mundësi kundër Spartës. Kjo është vërtet alarmante”, u shpreh Letsch. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online