Një gol i shënuar nga goditja e dënimit është gjithmonë i veçantë për një futbollist, sepse nevojitet një saktësi e madhe, duke pasur përballë edhe murin mbrojtës.
Më e veçantë është të shënosh dy gola me goditje dënimi në të njëjtën ndeshje.
Këtë bëri dje Simone Verdi, sulmues 25-vjeçar i cili verën e vitit 2016 u transferua nga Milani te Bolonja për 1.5 milionë euro.
Megjithatë, Verdi nuk është nga ata që bëjnë gjërat e thjeshta, sepse ka bërë diçka të rrallë, që nuk ndodhte prej sezonin 2004-2005 në Serinë A: Dy gola me goditje dënimi në një ndeshje, një gol me këmbën e majtë dhe një me të djathtën!
Roberto Karlos, Dejvid Bekam, Andrea Pirlo, Çilavert, Ronaldinjo, Zhuninjo Pernambukano apo Maradona nuk e kanë bërë kurrë.