Ish-mesfushori i Tiranës, Reuben Akuah është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së Hartbergut, ekip ky që militon në Bundesligën e parë austriake. Në pjesën e parë të sezonit, futbollisti ganezi luajti si i huazuar në divizionin e dytë austriak te skuadra Juniors OO.
Akuah ishte pjesë e Tiranës në sezonin 2016/1017 dhe u shit gjatë verës te LASK Linz për rreth 200 mijë euro. Gjatë vitit të kaluar, ganezi u huazua në Slloveni te DAC Dunajska Streda në Sllovaki dhe më pas një provë e pasukseshme në Suedi te Hamarbi.