Ish-mesfushori francez i Skënderbeut, Arnod Guexh ka dhënë një intervistë për blogun francez “futballski.fr”, ku ka folur për eksperiencën e tij të shkurtër të skuadra korçare. Në intervistë futbollisti 21-vjeçar thotë se ai dhe lojtarët e tjerë të huaj u vunë në shënjestër nga futbollistët vendas dhe se ata fajësoheshin të parët për çdo gjë që shkonte keq.
PËRSE SKËNDERBEU ? – “Kontrata im në Ukrainë zgjaste për dy sezone, por kërkova të largohesha, por me një kusht që s’duhet të merrja disa paga të prapambetura. Më pas pata kontakte me Shatorunë (Klub i Ligue 2). Ata më donin për të zëvendësuar një lojtar që supozohej të largohej, por nuk ndodhi kështu. Në këtë moment më kërkoi një klub shqiptar, Skënderbeu. Herën e parë i refuzova. Më kërkuan përsëri dhe mendova se ishte diçka e mirë që po më kërkonin me kaq ngulm dhe bëhej fjalë për një klub të madh në Shqipëri që kishte luajtur disa herë në Europa League. Ishin dhe ditët e fundit të merkatos dhe më duhej të gjeja një klub”.
DËNIMI NGA UEFA DHE GJENDJA E KLUBIT – “I dija disa gjëra që para se të shkoja atje, por asgjë krahasuar me çfarë pashë. Disa lojtarë që kishin vite aty më thanë që klubi ishte në një situatë shumë të keqe dhe gjërat po shkonin për keq, sidomos rezultatet. Më ndodhi e njëjta histori si në Ukrainë me vonesa në pagesa. Pata problemet me klubin dhe prisha kontratën. Nuk jam një njeri i keq, por nuk e di përsë lojtarët vendas na ishin vënë kundër. Ndoshta ka qenë pasi po u zinim një vend, por ishte diçka shumë e veçantë. Sapo diçka të shkonte keq, faji ishe i joni. Një ditë agjenti që më çoi te Skënderbeu më pyeti se përse lojtarët e tjerë nuk po më pasonin gjatë një ndeshjeje. Ata po na vinin pengesa dhe ishin ndër të besuarit e trajnerit”.
VUTË RE TOLERIME ? – “Jo, sepse aty duhet të qetësoheshin pas dënimeve nga UEFA. Në Shqipëri është më pak e dallueshme, ndërsa në Ukrainë nuk fshihen fare. Gjithsesi takova disa lojtarë shqiptarë që më thanë për situata të tilla në të shkuarën. Një ndër ta më tregoi një histori, ku në fund të sezonit luanin një ndeshje pa objektiva dhe presidenti u kërkoi lojtarë të humbnin ndeshjen. Disa nuk e kuptuan dhe vazhduan të luanin derisa në pushim të ndeshjes iu bë presion në dhomën e zhveshjes”.
TIFOZËT – “Numri i tifozëve varej nga kundërshtari. Kur luajtëm me Partizanin stadiumi ishte plot dhe atmosfera ishte fantastike. Javën tjetër mund të luaje me një skuadër me më pak emër dhe stadiumi të ishte krejtësisht bosh”.
INFRASTRUKTURA – “Kur je rritur në Le Mans ose në Nicë, sigurisht që të duket një botë krejt tjetër. Fushat ishin katastrofike, përveç fushës sonë që ishte më e mirea a kampionatit. Mbaj mend që kemi luajtur disa ndeshje ku ngjitur kishim xhami dhe ndërtesa të mëdha”.
“Ishim vetëm dy frëngjishtfolës në skuadër, nuk ishte një situatë e mirë. Gjithsesi kisha fatin në qëndroja me vëllanë tim të vogël që luante me ekipin U19. Donin ta integronin tek ekipi i parë deri para se të fillonin problemet e mija me klubin. Njerëzit ishin shumë më mikpritës se në Ukrainë. Qyteti ku jetoja ishte më i zhvilluar se sa vendi ku qëndroja në Ukrainë. Klima ishte e mirë dhe ndonjëherë shkoja në Greqi për të pushuar. Jeta jashtë sportit ishte e mirë”.
E ARDHMJA – “Kur e mbylla kontratën me Skënderbeun, pata disa propozime nga klubet të Europës Lindore, Armeni, Bosnje dhe Letoni. Fola me menaxherin tim, por preferova të prisja për të një projekt të qëndrueshëm në merkaton e verës. Prioritet për mua është të gjej një projekt të mirë në Francë”.