Dy golat e Gabriel Zhezus dhe Roberto Firminjos i dhanë fitoren Brazilit kundër Argjentinës dhe kualifikuan vendasit në finalen e madhe të Kupës së Amerikës.
Festë “samba”, por edhe protesta pafund nga kombëtarja “albiceleste” që pretendon për dy penallti të padhëna kundrejt Agueros dhe Otamendit.
Riçarlison ndihet i lumtur për fitoren. Sulmuesi i Evertonit e ndoqi klasiken e famshme nga stoli dhe as që ia ndjen për komentet e rivalëve të urryer të Argjentinës.
“Ata po ankohen për gjykimin, por le të flasin sa të duan. Në finale është Brazili, ndërsa Argjentina të ankohet për pjesën e mbetur të jetës”, thekson 22-vjeçari duke mos e kursyer ironinë.
Without a doubt, like here; when Alves should’ve been sent off with a second yellow and Argentina should’ve been given a pen, but instead it wasn’t reviewed and was let go which led to a brasil goal. Why supply VAR when its gonna be ignored in times when its needed? pic.twitter.com/DeT7TJC4Et
— Alvino Bambino (@ClassicPlayzYT) July 3, 2019
Segundo penal no cobrado a #Argentina. Codazo de Arthur a Otamendi. Detestable @CONMEBOL pic.twitter.com/vBKuy1v4L9
— JD? (@JuanDisciascio_) July 3, 2019