Inzagi, 24 orë kohë për të vendosur për Shqipërinë

Pipo Inzaghi duket se është emri i preferuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka për postin e trajnerit të kombëtares shqiptare. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga FSHF në lidhje me emra të veçantë, por njoftimi i vetëm është se lista e trajnerëve të cilët po merren në shqyrtim është e gjatë dhe në korrik pritet zyrtarizimi i pasuesit të Xhani De Biazit.

Megjithatë, në Itali kanë më shumë informacion se ne, pasi prokuratorët e trajnerëve të ndryshëm furnizojnë mediat me lajme që natyrisht u shërbejnë shumë si gazetarëve, ashtu edhe trajnerëve.

Sipas Corriere dello Sport, Inzagi është objektivi numër 1 i Armand Dukës, i cili po mundohet ta bindë dhe prej ditësh po bisedon me agjentin e ish-sulmuesit të famshëm, Tulio Tintin.

Aktualisht Inzagi është me pushime në Formentera dhe po mendohet, ndërsa do të vendosë e shumta deri nesër për të ardhmen e tij.

Nëse vjen te Shqipëria, Inzagi do të marrë gjithë stafin që ka te Venecia, 8 persona, ndaj kostot e këtij operacioni duken monstruoze për Shqipërinë. Përveç kësaj, nuk duhet harruar se Inzagi është në fillimet e karrierës si trajner dhe i druhet një eksperience me kombëtaren tonë, për shumë arsye.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *