Tomori: Ekipi i dubluar, por Partizani mbetet në merkato

Zyrtari i të kuqve, Genc Tomori, ka folur për momentin që po kalon Partizani dhe i ka bërë një rezyme merkatos dhe afrimeve të Partizanit. Tomori beson se skuadra është më e mirë se e sezonit të shkuar, por duhet parë edhe në fushën e lojës. Ai mendon se “demat” mund të përforcohen edhe me ndonjë element që mund ta marrin në momentet e fundit, por kjo nuk e zbeh faktin se skuadra është e plotësuar edhe me këtë kontingjent futbollistësh. Objektivat? Absolutisht që kërkohen të dy trofetë, pasi shpenzimet janë më të larta se çdo vit dhe jo më kot, pasi të kuqtë nuk po shijojnë një trofe që prej shumë vitesh.

MERKATO – “Mendoj se afrimet që kemi bërë janë mjaft kualitative, pasi kemi marrë emra me peshë dhe “luks” për futbollin shqiptar. Nuk duhet të fluturojmë, por të punojmë fort. Vetëm në fushë duhet të flasim. Megjithatë mendoj se skuadra është e kompletuar, këtë e them edhe nga fakti se të gjithë pozicionet janë të dubluar dhe kemi nga dy lojtarë për secilin sektor të fushës”.

AFRIME TË TJERA – “Merkatoja mbyllet me 31 gusht dhe ne deri atëherë jemi në merkato. E përsëris që ne jemi të kënaqur me grupin aktual që kemi, por nuk përjashtohet mundësia të bëjmë edhe ndonjë goditje të fundit. Të shohim, pasi në merkato nuk mund të flasësh me siguri”.

FAZA PËRGATITORE – “Trajneri Juliano do të ketë të gjithë ekipin nën kontroll dhe do ta sjellë në parametrat e duhur fizik. Lojtarët që ka në dispozicion do të marrin maksimumin në këto përgatitje dhe do të jenë gati për fillimin e kampionatit”.

OBJEKTIVAT – “Nuk besoj se ka shumë nevojë për koment. Ato dihen tashmë, pasi “demat” do të luftojnë në të gjitha frontet për ta mbyllur kampionatin në vendin e parë dhe për të fituar Kupën e Shqipërisë. Besojmë se është momenti i duhur”.

KONKURRENCA E MADHE – “Nuk do të sjellë probleme, pasi trajneri italian do ta menaxhojë më së miri. Konkurrenca sjell gjithmonë zhvillim dhe rrit nivelin e lojtarëve. Ne kemi futbollistë profesionistë dhe do të arrijnë ta kuptojnë si duhet konkurrencën. Nuk dyshoj për këtë pjesë”, – përfundon Genc Tomori për “Sport Ekspres”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online