Interi zyrtarizon trajnerin e ri, rikthim i bujshëm në Serie A!

Ditën e djeshme Interi njoftoi largimin e Luçiano Spaletiti nga stoli zikaltër, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë zyrtarizuar trajnerin e ri që do të marrë frenat e ekipit.

Antonio Konte do të jetë numri një i pankinës së klubit nga “San Siro”. Diçka të tillë e njoftoi vetë klubi në faqet zyrtare, me italianin që do të shndërrohet në një ndër trajnerët më të paguar në Serie A.


Ky është një rikthim për Antonio Konten, pasi më parë ai ka drejtuar për disa vite Juventusin, ndërsa aventura e tij e fundit ishte në Angli me Çelsin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *