Interi shuan të gjithë zërat, rinovon me liderin e mbrojtjes

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Interit është padyshim Milan Shkrinjar. Sllovaku është një lider i vërtetë në mbrojtjen zikaltër.

Paraqitjet e tij në dy sezonet e fundit, kanë zgjuar edhe interesin e ekipeve si Barcelona apo Mançester Junajtid, por me sa duket se e ardhmja e Shkrinjar është e lidhur vetëm me Interin.

Pak momente më parë, klubi zikaltër ka zyrtarizuar rinovimin me 24-vjeçarin, i cili do të mbetet në “San Siro” deri në vitin 2023. Me firmosjen e kontratës së re, Shkrinjar do të përfitojë tashmë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *