Interi nuk afrohet sa duhet me kualifikimin në Champions League, sepse hedh një hap fare të vogël, duke qenë se në Udinese është mjaftuar me barazim 0-0.
Një ndeshje e ndërlikuar, për faktin se Udinese është në luftë për mbijetesë, ndaj Interi u mjaftua me pak, duke bërë edhe llogaritë, sepse nga pas nuk është se ka ndonjë kërcënim madhor.
Një ndeshje ku Udinese luftoi fort për të mos humbur dhe ia arriti qëllimit, sepse Interi nuk bëri shumë në fazën sulmuese, me Mauro Icardin që e nisi nga stoli (Lautaro u ndal nga shtylla).
Në pjesën e dytë presioni i Interit u shtua dhe dominimi zikaltër ishte i dukshëm, por nga 21 tentativa drejt porte në 90 minuta, vetëm 4 ishin në kuadrat.
Pikë e artë sidomos për Udinezen, që shkon +5 nga Empoli për momentin, ndërsa Interi shpreson që Atalanta e Roma të mos vrapojnë.