VIDEO: Barcelona është në Angli, Selta falënderon nga zemra!

0

Nëse del kampion para kohe dhe ke përpara objektivin real të sezonit, Champions League, të lejohet të lësh pushim gjithë formacionin dhe të luash me U21 në ndeshjen e radhës në kampionat.

Këtë ka bërë Barcelona, që ka shkuar në Vigo pa gjithë ekipin titullar dhe praktikisht kreu një stërvitje para ndeshjes me Liverpulin. Përfundimi? Fitore 2-0 për Seltan, që falënderon nga zemra, sepse ka marrë 3 pikë mbijetese, që në një moment tjetër pak shanse do kishte t’i rrëmbente. Para ndeshjes, parada e kampionëve, me Seltën të reeshtuar për të nderuar katalanasit.

Valverde veproi mirë, por sërish nuk e shmangu dot një dëmtim, sepse Usman Dembele doli që në fillim për një dëmtim në gjurin e djathtë dhe nuk dihet sa kohë do të duhet të qëndrojë jashtë.

Barcelona luajti më mirë në pjesën e parë, por pa krijuar raste për shënim, ndërsa ra në sy i riu Riki Puig.

Selta e kuptoi se po toleronte shumë dhe në pjesën e dytë e nisi me marsh tjetër: një gol iu anulua për offside milimetrik me VAR, por në minutën e 67-të Maksi Gomez nuk fali, duke shënuar golin që zhbllokoi ndeshjen.

Barcelona gjëkundi, thjesht spektatore, deri te goli i dytë, shënuar nga Iago Aspas në minutën e 88-të me penallti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.