Interi nuk heq dorë, jo vetëm miliona për yllin italian

Ivan Perishiç do të jetë një nga largimet e Interit në fund të sezonit. Kroati zhvilloi një Botëror fantastik, por nuk po kalon një formë të mirë me klubin zikaltër. Vazhdueshmëria është një nga problemet e 29-vjeçarit, i cili “fiket” ndonjëherë dhe nuk e shfaq gjithë potencialin e tij. Ai dëshiron Premier Ligën dhe Interi ka gati zëvendësuesin.

Ai është Federiko Kieza, ylli i Fiorentinës. Sulmuesi i krahut është 21 vjeç, i ri, i fortë, i talentuar dhe ka një të ardhme fantastike. Kieza është një nga emrat më të kërkuar në merkato, ndërsa klubi nga Firence kërkon 70 milionë euro për shërbimet e tij.

Federiko Kieza

Siç raportojnë mediat italiane, Marota është gati të ofrojë deri në 50-55 milionë euro për kartonin e italianit në fund të sezonit, por Fiorentina nuk lëkundet nga kërkesa e saj. Zgjidhja? Interi është gati të fusë në tratativë një mes Roberto Galjardinit dhe Jan Karamoh, për të mbushur diferencën me 70 milionë eurot që kërkon klubi vjollcë.

Mesfushori pëlqehet nga Fiorentina, ndërsa 20-vjeçari francez është huazuar tek ekipi i Bordo, aty ku po bën paraqitje të mira dhe do të ishte një opsion i mirë për ekipin e Piolit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *