Bepe Marota la Juventusin për t’u vënë në krye të organizmave të Interit. Ndikimi i tij u vu re që në ardhjen e Antonio Kontes e më pas në firmosjen e lojtarëve si Diego Godin e Lazaro. Në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, drejtori i përgjithshëm zikaltër qaset në shumë çështje.
Shprehet se Interi po kthehet dhe se lojtari më i mirë i kësaj skuadrë është Konte. Shton se pronarët po tregohen solidë dhe kanë një vizon afatgjatë. Më pas e mbyll me marrëveshjen më të mirë dhe atë më të dobët. Më e mira është Pogba, ndërsa më e keqja është në vitin 2001 kur ishte pjesë e Atalantës.
“Interi i madh po merr formë. Siç thonë njerëzit, skuadra është reflektim i klubit. Tani është një lidership dhe pronësi e fortë me një vizion afatgjatë. Ekipi do të ndjekë këtë model. Lojtari më i mirë i Interit quhet Antonio Konte.”
“Marrëveshja më e mirë në karrierën time është Pol Pogba. E morëm falas nga Mançester Junajtid dhe e shitëm te e njëjta skuadër për 115 milionë euro. Më e keqja ishte në vitin 2001 kur isha pjesë e Atalantës. Shitëm Kristian Zenoni dhe Masimo Donati te Milani për 45 milionë lira plus Xhani Komandini, që vlerësohej 15 milionë lira”, u shpreh Marota.