Interi e Roma në garë për mbrojtësin e Mançester Junajtid

Në merkaton e janarit sigurisht që të gjitha skuadrat duna që të sigurojnë shërbimet e ndonjë lojtari cilësor, por është mjaft e vështirë që futbollistët që janë në formë të ndryshojnë ambient. Në Itali e kanë pikasur mbrojtësin që mund të kthehet në Seria A, në dritaren dimërore.

Mateo Darmjan nuk po arrin që të gjejë dot hapësira në Angli, ku po luan sezonin e tij të tretë me Manchester Junatid. 28-vjeçari po mendon rikthimin në vendlindje. Dy skuadra janë gati për të paguar për të në merkaton e janarit.

Roma dhe Interi kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares së Italisë dhe do të futen në negociata ma “djajtë e kuq” për të gjetur gjuhën e përbashkët. Do të ishte dhe në të mirë të lojtarit që të kalonte në Itali, ku sigurisht do të ketë më shumë minuta se në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *