Marko Arnautoviç është objektiv i Romës dhe Interit. Austriaku aktivizohet me Uest Hem në Premier Ligë. Megjithëse nuk ka statistika të jashtëzakonshme (10 gola, 4 asiste), potenca dhe personaliteti i tij në fushën e lojës ka tërhequr interesin e dy gjigantëve përtej Adriatikut.
Vlera e 30-vjeçarit në merkato është rreth 40 milionë euro. Uest Hem i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme interesit të Interit dhe Romës me një “jo”. Londinezët nuk e kanë në shitje Arnautoviç. Ai është një element shumë i rëndësishëm për ekipin dhe gjetja e një zëvedësuesi duket diçka mjaft e vështirë.
Kështu, italianëve do i duhet të rishikojnë tregun dhe të gjejnë alternativa të tjera për sulmin. Sa për Uest Hem mund të themi se kjo është mundësia e fundit për të nxjerrë fitime nga Arnautoviç, duke parë moshën relativisht të madhe të sulmuesit.