Ings – Salah, basti më i çuditshëm në botën e futbollit

Mohamed Salah është kthyer në idhullin e çdo tifozi në “Anfield”. Sezonin e kaluar, që përkonte me sezonin e tij të parë tek Liverpul e përfundoi kampionatin si golashënuesi më i mirë duke lënë pas emra të frikshëm para porte si, Kejn, Aguero, apo dhe Lukaku.

Salah – Firmino – Mane, ishte treshja që bëri të ëndërrojë çdo tifoz të Liverpul sezonin e shkuar duke arritur deri në finalen e madhe të “Champions League”, ku dhe u mundën nga Reali i Madridit me shifrat 3-1.
Paraqitjet fantastike të treshes që përmendëm si dhe dëmtimet e shumta lanë në hije dikë që erdhi me mjaft bujë tek të kuqtë. Pikërisht Deni Ings.Sulmuesi që u transferua nga Bërnlej tek “The Reds” me mjaft polemika, pasi çështja arriti të shkonte deri ne gjykatë sepse Bërnlej nuk e dëshironte një transferim të tillë.

Gjithsesi Ings që këtë verë ka kaluar tek Sauthempton shprehet se ka vënë një bast me ish-shokun e tij të skuadrës, egjiptianin Salah. Ka qenë pikërisht Salah ai i cili i ka kërkuar anglezit që midis tyre të niste një garë se kush shënonte më shumë.

“Kur unë u largova, Salah më la një mesazh duke më thënë se mund te zhvillojmë një garë se kush do të shënojë më shumë. Sigurisht unë e mirëprita diçka të tillë dhe ju drejtova se mund të vinim dhe një bast. Kështu në rast se unë e fitoj bastin, Salah më detyrohet gjysmën e Egjiptit, në rast se triumfuesi do të jetë ai, atëherë unë i detyrohem një “Costa” sepse ai është i dashuruar pas kafes”.

“Costa” është një kafe mjaft e njohur ne ishull dhe Salah njihet se është mjaft i apasionuar pas saj. Por a ja vlen gjysma e Egjiptit për një kafe?! Kjo mbetet për t’u parë deri në fundin e sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online