Xhani Infantino ka marrë akuza të forta, pas publikimit të disa dokumenteve nga ana e “Football Leaks”. Sajti i cili ka marrë në mënyrë private dokumente private, dita ditës publikon lajme të fortë dhe nga më të ndryshmet.
Numri 1 i FIFA-s është akuzuar se ka favorizuar Sitin dhe PSG-në duke mos i dënuar, por dhe për investimet e tepruara, apo dhe një kontaktuar me Tramp, ku ika kërkuar që të organizojë Kupën e Botës. Vetë Infantino ka reaguar duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat duke justifikuar gjthccka me ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në organin më të lartë sportiv në botë.
KUPA E BOTËS 2026 – “Votimi bëhet në formë demokratike dhe bëhet publik në të gjithë botën. Rregullat janë përcaktuar që në fillim. “Unë nuk kam biseduar ndonjëherë me Trampin, në mënyrë që t’i kërkoja atij ta organizonte Kupën e Botës të vitit 2026 në Amerikë dhe jo në Marok. Në asnjë paragraf që është thënë nuk ka diçka të paligjshme, apo ndonjë shkelje të rregullores. FIFA ka ndryshuar totalisht në krahasim me të shkuarën”.
PSG DHE SITI – “Unë jam presidenti i FIFA-s aktualisht, kam qenë sekretari i përgjithshëm ekzekutiv i UEFA-s më parë. Qëllimi im ka qenë të ndihmoja klubet, të mos i shkatërroja ata. Vendimi përfundimtar ka qenë gjithnjë i paneleve të gjykimit dhe jo i imi. Nuk besoj se kam ndonjë mënyrë për të ndryshuar kartat në tavolinë të gjithsecilit. Siti dhe PSG janë gjobitur me nga 20 milionë euro. Milani që u përjashtua e rimorri vendin e tij në Europë falë CAS-it. Është përjashtuar dhe një skuadër tjetër ruse. Nëse flasin për favorizime është diçka e gabuar. Pse përjashtohen skuadrat e vogla? Nuk kanë paguar borxhet e tyre, që është diçka shumë serioze”.
BOTËRORI I KLUBEVE – “Kjo gjë bëhet për të evituar ato turne që organizohen në verë, në Amerikë apo dhe kudo tjetër. Do të merret mendim i shumicës, si në çdo vendim tjetër që merret nga ne, që është demokratike”.
BOTËRORI ME 48 SKUADRA – “Kampionati me 48 skuadra do të jetë vetëm nga viti 2026, por nëse do të jetë e mundur do ta bëjmë edhe në Katar”.
INVESTIMET E FIFA-s – “Ne kemi katërfishuar të ardhurat për federatat. Të gjitha pagat janë në auditim. Ju duhet të pyesni se ku kanë qenë më parë këto të ardhura. Pse nuk hetohet për këtë”.
VAR – “Duhet të pyesim veten se si ishim aq budallenj këto 10 vite që nuk e përdorëm dhe filluam kaq vonë ta aplikonim”.
NDESHJET E KAMPIONATIT JASHTË VENDIT – “FIFA e ka hedhur poshtë propozimin e spanjollëve që disa ndeshje të luhen jashtë Spanje. Nuk besojmë se do ishin të gatshëm të prisnin ndeshje të Premier League-s po themi. Është tjetër gjë Superkupa, pasi është një trofe pa shumë rëndësi, ndërsa është punë tjetër nëse flasim për kampionat”.