Incidenti i ndodhur në ndeshjen Partizani-Bazeli, ultrasit zviceranë u përplasën me policinë shqiptare: Përse u futën?

Në ndeshjen mes Partizanit dhe Bazelit nuk kishte shumë histori për të diskutuar kualifikimin më tej, por është veçuar incidenti i ndodhur në tribuna. Rreth 50 tifozë ultras të ekipit zviceran kanë mbërritur në stadium për të ndjekur ndeshjen. Më pas policia shqiptare ka ndërhyrë për t’i nxjerrë jashtë pasi nuk lejohen në bazë të rregullave që janë vendosur nga UEFA.

Tifozët e skuadrave nuk lejohen që të udhëtojnë në transferta. Ultrasit kanë pasur edhe momente përplasje me policinë, ndërsa mediat zvicerane ngrenë pyetje se përse tifozët janë lejuar në stadium dhe më pas janë nxjerrë jashtë, me skena që mund të evitoheshin fare mirë që në fillim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online