“Ishte shumë nxehtë në Shqipëri”, lojtari i Bazelit: Na ndihmoi rezultati 3-0 në ndeshjen e parë, pyeta për tifozët në pushim të ndeshjes

Fabian Frei ka komentuar fitoren e dytë që mori Bazeli kundër Partizanit. Ekipi zviceran fitoi në shifrat 0-2, ndërsa historia e kualifikimit u mbyll që në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0. Lojtari i Bazelit është shprehur se ishte e pamundur që të luaje futbolli normal në vendin tonë pasi temperatura ishin shumë të larta. Por fitorja në ndeshjen e parë i jepte qetësinë sa i përket kualifikimit.

“Ishte shumë nxehtë, jashtëzakonisht shumë. Patjetër që na ndihmoi fakti se deri këtu erdhëm me shifrat 3-0. Kemi djersitur më shumë se në ndeshjet e mëparshme. Ne e dinim se çfarë na priste”, tha Frei. I pyetur në lidhje me incidentin e tifozëve, Frei u shpreh: “Sigurisht që e vumë e re se pjesa ku qëndronin tifozët tanë u pastrua. Ishim të lumtur kur i pamë atje. Pastaj pyeta se çfarë po ndodhte gjatë pushimit të ndeshjes. Sigurisht që është turp që asnjë tifoz i ftuar nuk lejohet. Pres momentin kur tifozët mysafirë do të lejohen përsëri”, tha lojtari i Bazelit.

Sa i përket incidentit, ishin rreth 50 ultras të Bazelit që u gjendën në stadium për të parë ndeshjen me Partizanin. Por në bazë të rregullave që janë vendosur nga UEFA nuk lejohen tifozët mysafirë. Për këtë arsye policia ka ndërhyrë për të shpërndarë ultrasit zviceranë pasi hynë në stadium. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online