“Toka e premtuar” e talenteve në Belgjikë që drejtohet nga Kompany, rivali më i shtrenjtë i Laçit vlen 11 milionë euro

Laçi ka bërë befasinë në përballjen kundër Craiovas duke eliminuar rumunët që konsideroheshin si favoritët kryesorë për t’u kualifikuar. Pavarësisht diferencave të mëdha jashtë fushës, kurbinasit ia kanë dalë për të vazhduar ëndrrën në “Conference League”.

Misioni bëhet edhe më i vështirë në turin e tretë pasi skuadrën shqiptare e pret Anderleht. Kjo e fundit drejtohet nga Vincent Kompany, ish-lojtari i Manchester City. Në sezonin që lamë pas skuadra doli në vendin e katërt të elitës së futbollit belg, 11 pikë larg kampionit, Club Brugge.

Vlera totale e Anderlehtit që është “tokë e premtuar” për talentet në Belgjikë është 90 milionë euro. Ndërkohë si yll të saj mund të veçojmë 20-vjeçarin Yari Verschaeren që kushton 11 milionë euro, i ndjekur nga Ait El Hadi që vlen 6 milionë euro. Të dy këta futbollitë janë produkt i akademisë së Anderlehtit, po ashtu si Jeremy Doku që u shit në verën e shkuar te Rennes për 25 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online