Ilir Daja tani “paralajmëron” Kukësin!

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në intervistën për RTSH, pas ndeshjes, u shfaq mjaft i kënaqur: “Në të gjithë 90 -minutëshin kemi qenë shumë agresiv. Kemi lënë shumë pak mundësi për të mbajtur topin në administrim. Kemi qenë mirë, në raport me një rival titull. Mos më kërkoni të ju them elementet profesional dhe nuk dua t’i them  përpara publikut.

Lojtarët e mi i dinin pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Ishte shpirti i garës që bëri diferencën dhe jo vetëm taktikisht”, tha trajneri i korçarëve, duke shtuar: “Natyrshëm që janë 3 pikë, por janë edhe 3 pikë të fituara kundër një rivale, pavarësisht se Partizani e ka nisur dobët. Në aspektin psikologjik është më mirë, pasi një nga rivalët për titull e kemi mposhtur në shumë drejtime.

Ato pikë që i morëm sot janë të pikë të munguara edhe Partizani. Mendoj se duhet të gëzojmë sot, por nesër të ulemi me këmbë në tokë, pasi ka 33 javë kampionat. Kemi bërë një fillim të mirë përveç pjesës së dytë të Kamzës”. Në fund, diçka edhe për Soue dhe krahasimi me Ekubanin: “Soue dhe Ekubani janë lojtarë të mirë të dy. Soue ka diçka më  të mirë, pasi di të veprojë edhe në zona të vogla, përveç potencialit fizik ka edhe shpejtësi  të mirë. Kjo është bonos për ekipin, pasi më vjen mirë që doli te goli dhe duhet të vazhdojë vetëm në këtë nivel që është”.

Përballja e radhës, ndaj Kukësit: “Gjërat nuk kthehen më mbrapsht, do të shkojmë në Kukës si në çdo fushë tjetër, pavarësisht se e dimë se Kukësi në fushën e vet është goxha i fortë. Duam të shprehemi siç u shprehëm sot. Nëse luajmë siç luajtëm sot jemi në rrugine  duhur, nëse kemi luhatje si në pjesën e dytë me Kamzën,  do të kemi probleme”.

Sakaq, për “Gol pas Goli”, Ilir Daja shtoi: “Në pak raste e lamë Partizanin të mbante topin në administrim. Merita i takon lojtarëve. Nëse do të shprehemi si sot, besoj se do të shkojmë larg.

Nuk dua të mendoj se me Kamzën ishte mungesë motivimi, por duan kohë që të rinjtë të hyjnë në ekuilibrin taktik të skuadrës në mënyrë që edhe ato energji që kishim. Ata që luajtën 90’ në Kiev, nuk kishin energji në këmbë. Nuk veçoj asnjë. Ky është Skënderbeu që dua. E merituam në të gjithë shtrirjen e lojës”.

Sakaq, mbi Partizanin dhe gjendjen e të kuqeve, u shpreh: “Është investuar për të qenë rival i denjë dhe ka potencialin. Nuk ka bërë një start të mirë, sepse çdo ekip do kohën e vet. Duhet parë në vazhdimësi dhe jo kaq pak javë. Mbetet rival për rrugën e gjatë të kampionatit. Luajtëm shumë mirë edhe në fazën e tretë në Tiranë, por nuk patëm kaq shumë situata përpara porte. Sot patëm një ekip që funksionoi për 90 minuta, teksa Partizani ka marrë në këto dy vitet e fundit rezultate pozitive. Kjo është një ndër ndeshjet më të mira të Skënderbeut ndaj Partizanit, që kur jam në stol”.

Mbi blerjen e verës, Nestor: “Nestor ka nevojë të ambientohet, por ka potencialin e duhur. Ndoshta mund të luajmë edhe me dy sulmues, por shërben koha e duhur. Një rivalitet mes tyre, do t’i rriste. Sigurisht, Soue ëhstë një hap përpara sepse është paraqitur shumë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online