Ikardi mund të mos luajë më këtë sezon!

Që prej sezonit 2012/13, ku u bë titullar te Sampdoria dhe nisi të shënonte me një mesatare impresionuese, Mauro Ikardi nuk ka qenë kurrë në një moment kaq të keq. Argjentinasit i është hequr shiriti i kapitenit tek Interi, pas negociatave pa fund me agjenten e tij Uanda Nara dhe ngacmimet bezdisëse në intervistat e saj.

Menjëherë pas heqjes së shiritit, në prag të ndeshjes së vajtjes kundër Rapid Vjenës në Europa League, Ikardi kërkoi të mos grumbullohej, të paktën sipas trajnerit Spaleti, i cili nuk e ka pasur në dispozicion për tre ndeshjet e fundit.

Realisht Ikardi vuan nga një dëmtim në gju, por Interi nuk po arrin ta zbulojë ku është problemi. Një telenovelë e vërtetë, pasi askush nuk mund ta thotë kush gënjen realisht.

Megjithatë, sot Corriere dello Sport del me një lajm të bujshëm: ylli i sulmit të Interit ka luajtur me injeksione për një kohë të gjatë dhe tashmë situata është bërë e papërballueshme, ndaj po mendohet operacioni, për të pastruar zonën e dëmtuar dhe për të larguar dhimbjet dhe inflamacionin!

Vendimi nuk është marrë ende dhe mjekët që po kurojnë Ikardin po presin edhe pak ditë për të parë si do ndihet futbollisti, i cili nëse operohet, mbyll sezonin, sepse do t’i duhen të paktën 2 muaj pushim absolut.

Me 15 gola në të gjitha kompeticionet, Ikardi është shënuesi më i mirë i Interit dhe pa të do të ishte shumë e vështirë mbrojtja e vendit të tretë, kombinuar me ndeshjet në Europa League, ku Interi kërkon trofeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online