Idrizi: Tirana e meritoi, të mitë do luajnë kur të paguhen

Sinan Idrizi ishte në humor në fundin e ndeshjes. Si për festat e fundvitit, numri një i Flamurtarit ka dhënë një intervistë e cila më shumë ka nota humori në brendësi sesa flet rreth situatës konkrete. Siç dihet, te Flamurtari flitet shumë për ngërç financiar, madhe vetë Idrizi tregon dhe “çelësin” e suksesit, natyrshëm me nota humori dhe duke qeshur.

Përtej shakasë, Idrizi e kishte mjaft seriozisht pjesën që Tirana e meritoi fitoren, duke kujtuar shtyllën dhe rastet që patën bardheblutë. Sa i përket të ardhmes së mbrojtësit rumun, sërish e kalon me humor dhe një batutë presidenti i skuadrës kuqezi.

-President një koment për ndeshjen sot?
Derbin e fitoi Mema. I ktheva reston që të mos i jem borxhli. Erdhi në Vlorë fitova ndaj Laçit, erdha unë këtu dhe fitoi Mema.

-A do vini në derbi që të fitojë Tirana?
Më paguani që të vi . me pagesat që do bëni ju do të paguaj ekipin më pas. (qesh) Tirana ka super ekip. Një fitore e merituar 100%. Nuk ka anë teknike, Shohim që bëri shtyllë dhe krijoi kaq shumë raste.

-Pra ishit më të dobët?
Po ishim më të dobët, fitoi kundërshtari. E Meritoi!

-Pse kjo paraqitje sot?
Ndoshta se nuk janë paguar. Nuk kanë marrë lekët. Kur të marrin lekët do të luajnë.

-Po Sirigi do të jetë pjesë e Flamurtarit në të ardhmen?
Pse çfarë problemi ka ai?

-Nuk është as në stol…
Mund të jetë i dëmtuar. Mund të ketë thyer hundë e vesh. Ka ikur për t’u rikuperuar. Të shohim pas Vitit të Ri.

/VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *