Idrizi “ngrin” Flamurtarin: Pa privatizim, largohem këtë verë

Elton Nika

E ardhmja e Flamurtarit është në ajër për momentin, jo sepse sapo ka përfunduar sezoni dhe ka kohë për ndërtimin e skuadrës së re, por sepse administratori Sinan Idrizi kërkon të qartësojë pozicionin e tij. Nuk mund të flitet për merkato, sepse gjithçka varet nga privatizimi ose jo i skuadrës vlonjate. E thotë prerë dhe qartë kreu i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili, edhe shumë herë të tjera, kërkon nisjen urgjentisht të procedurave të privatizimit, për të mos pasur problematika se të dy sezoneve të fundit, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e skuadrës në kampionat, ku ka luftuar në 90 minutat e fundit për qëndrimin në Superiore.

KAMPIONATI – Drejtuesi kryesor i kuqezinjve thotë se nuk është i kënaqur me ekipin, edhe pse shprehet se me pikët e marra në fushë, Flamurtari u rendit në vend të 4-t. “Mendoj se është mbyllur një sezon me gjysmën e objektiv të arritur. Me atë çfarë kemi dhënë në fushë, ritheksoj se e kemi mbyllur këtë kampionat në vend të katërt. Dua të them se në këto tre vite, që jam në krye të Flamurtarit, mund të pranojmë se jemi i vetmi ekip, që nuk jemi përfolur për çështje që lidhen me situata jashtë fushe. Në sezonin e fundit kemi fituar vetëm ndershmërinë dhe asgjë tjetër. Kthimi i 6 pikëve ishte një çështje tjetër. Na janë hequr këto pikë vetëm për kokëfortësinë tonë dhe asgjë më shumë se kaq. Do të vazhdojmë në mënyrën tonë civile luftën për kthimin e 6 pikëve, por jo thjesht për renditjen. Mbi të gjitha për nderin e futbollit shqiptar. Nuk na janë hequr pikët për mospagimin e ish-lojtarëve, por për kokëfortësinë tonë, për të mos u bërë pjesë e paligjshmërisë dhe ilegalitetit. Mund të konfirmoj se nuk ka qenë një kampionat i mirë, sepse kemi zhvilluar ndeshje me nivel në momente të veçanta, por nuk jam aspak i kënaqur me këtë sezon”, – theksoi administratori Idrizi sa i takon sezonit që lamë pas.

NGRIRJA – “E ardhmja e Flamurtarit? Mos më pyesni për merkato. Nuk e kam nisur punën dhe nuk kam ndërmend ta nis punën për sezonin e ardhshëm, nëse nuk më tregojnë se çfarë statuti kam. Nuk është normale, që të vijnë lekët një herë në 5 muaj. Kështu, kërkoj që të më tregojnë se cili është statuti im. Nuk shkohet më me llogjet dhe historitë e fundit, ku unë duhet të tregoj se jam Sinan Idrizi sa herë shkoj në bankë, që jam po ai Sinan Idrizi, që është në Turqi. Ata, të cilët e drejtojnë këtë qytet, duhet të hapin dritën jeshile për privatizimin e Flamurtarit. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk kam përse të vijoj. Nuk ka më kuptim të vijojmë me këtë rrugë. Personalisht, e kam shumë të vështirë të vijoj të administroj Flamurtarin në këtë mënyrë. Duhet të ndahet: ose ta bëjë bashkia me të vetët, ose ta marrë privati. Sjell paratë e mia këtu dhe dëgjoj edhe llafe pa fund. U bëj thirrje ligjvënësve të Vlorës se, nëse mendojnë se Flamurtari është një aset i qytetit, atëherë hajde ta bëjmë bashkë! Te Flamurtari ka pasur abuzime ekstreme, nuk ka një audit të brendshëm. Flitet se po punohet për këtë qëllim, por nuk po shoh dritë. I kam kursyer qytetit më shumë se 1.5 miliard lekë. Nuk mund të flasim sot për të ardhmen, për merkaton, nëse nuk jemi korrektë. Dua t’i paguaj lojtarët e mi çdo muaj dhe kështu nuk vazhdohet më. Nuk mund të mendohet për sezonin e ri, nëse nuk ka një zgjidhje”, – përfundon Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online