Idrizi konfirmon largimin: Ramë dakord me Danilo Alveshin, pagoi vetë kartonin

Danilo Alvesh ka firmosur me ekipin e Okzhetpes Kokshetaus dhe do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin e Kazakistanit. Sinan Idrizi, administratori i deleguar i kubit vlonjat, është prononcuar për “Telesport”, duke zbuluar të vërtetën e kësaj lëvizje.

Po, kemi gjetur një marrëveshje dhe lojtari do të luajë në Kazakistan. I erdhi një ofertë shumë e mirë financiare dhe dëshironte të luante atje. Kemi biseduar me të dhe kemi gjetur marrëveshjen. Do të jetë lojtari ai që do të paguajë një shifër të caktuar për kartonin e tij”, konfirmon Sinan Idrizi.

Pasi konfirmon marrëveshjen me sulmuesin brazilian, kreu i kuqezinjve lëshon dhe një batutë nga të tijat. “Mos u mërzisni, Danilo do të jetë përsëri në Vlorë në verë. E kemi huazuar në Kazakistan dhe nuk ka ku të shkojë tjetërkund përveçse të kthehet në Vlorë”, përfundon administratori i deleguar i Flamurtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *