Ideja e re e Tares, Lacio interesohet për shokun e Sadikut

Igli Tare vazhdon punën për gjetjen e elementëve cilësorë për përforcimin e Lacios. Drejtori sportiv i bardhekaltërve pëlqen shumë Mahmud Ibrahim Hasan, ose i njohur ndryshe si Trezege. 24-vjeçari egjiptian luan me ekipin e Kasimpashës, aty ku aktivizohet dhe Loret Sadiku.

Sulmuesi i krahut është ndjekur nga skautë të klubit lacial gjatë kohëve të fundit dhe Tare po përgatit ofertën për lojtarin. Trezege ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me ekipin turk dhe ai do e mirëpriste një transferim në Serie A.

Trezege

Tares i duhet të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e Kasimpashës, ndërsa Trezege, i cili zhvilloi paraqitje të mira me Egjiptin në Botërorin e Rusisë, ka shënuar 5 gola në kampionat këtë sezon

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online