Ideja e fundit e Kontes, kërkon “xholin” italian

Valentini Lazaro është dëshira e madhe e Antonio Kontes për linjën e djathtë, por kërkesat e Hertës së Berlinit janë të larta për kartonin e austriakut. Gjermanët nuk tolerojnë dhe Interi po sheh për një alternativë tjetër.

Një emër që pëlqehet është Alesandro Florenci. Romanistit i përfundon kontrata me verdhekuqtë në vitin 2023, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro. Zikaltrit e kërkuan edhe verën e kaluar. Spaleti tentoi ta transferonte në San Siro, por akordi nuk u arrit.

Konte e njeh mirë pasi e ka patur në kombëtare dhe i vlerëson shumë cilësitë e 28-vjeçarit, i cili përveç krahut të djathtë, mbulon edhe rolin e mesfushorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *