Zakonisht periudhat e pushimit janë fat për ekipet që nuk ndodhen në një moment të mirë. Të dëmtuarit rikthehen, koha për të punuar me qetësi dhe me skema të reja është më e madhe dhe ka mundësi për të rikuperuar gabimet.
Megjithatë, Çelsi mendon të kundërtën dhe është gati të veprojë. Sipas raportimeve të mediave angleze, Roman Abramoviç po mendon të shkarkojë Mauricio Sarrin këto ditë. Humbja e fundit kundër Evertonit ishte e papritur, por presidenti rus dëshiron që t’i dhurojë kohë trajnerit të ri.
Stili i veçantë i lojës së trajnerit italian nuk po jep frytet e pritura në kryeqytetin anglez dhe Sarri tashmë ka kundër dhe një pjesë të madhe të tifozëve, të cilët duan shkarkimin e tij.
“Blutë e Londrës” po luftojnë fort për një vend në katërshen e parë. Ata janë aty, por gara me ekipe si Mançester Juanajtid, Totenhem dhe Arsenal nuk jap asnjë garanci. Nga ana tjetër është edhe Liga e Europës. Ekipi i Sarrit është kualifikuar në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Sllavian e Pragës.